Hajdari: S’shoh arsye për të dhënë dorëheqje, s’kam dyshime te zyrtarët që janë ndaluar sot
Në orët e e para të mëngjesit të sotëm Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës ka kryer një aksionit ku janë arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica, si dhe biznesmeni, Ridvan Muharremi, i cili dyshohet se është i përfshirë në keqpërdorimet me rezerva shtetërore, raporton Gazeta Sinjali.
Hajdari gjatë konferencës për media tha se nuk e ka ndërmend që të dorëhiqet pas arrestimeve të fundit në këtë ministri.
Ajo tha se nuk ka asnjë dyshim tek dy zyrtarët e MINT-it dhe një biznesmenë që u arrestuan sot me urdhër të Prokurorisë Speciale, nën dyshimin se kanë keqpërdorur me rezervën shtetërore.
“Unë nuk shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje dhe këtë e e them me përgjegjësi dhe siguri të plotë dhe nuk kam asnjë arsye ose dyshim tek zyrtarët që janë ndalur sot”, ka thënë Hajdari në një konferencë të jashtëzakonshme për media.