Vodhën dy Iphona 14 pro max, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarve
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e dy të dyshuarve që kishin vjedhur dy telefona.
Vjedhja ka ndodhur në një dyqan në Prizren më datën 10 shkurt të këtij viti, por që deri më tani Policia nuk ka arritur t’i arrestoj.
Njoftimi i plotë:
Kërkohet Dy të dyshuar për “Vjedhje’
Prizren, 17 Gusht 2023
Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Vjedhje.”
Dyshohet se dy persona derisa ishin ne shitoren e telefonave , kanë vjedh dy telefonave “Iphone 14 pro max” , rasti ka ndodhur me datën 10.02.2023 në rrugën “ Ekrem Rexha “ në Prizren saktësisht ne dyqanin “ MI Store “ qe gjendet ne QT “ Abi Qarshia “ , rasti është cilësuar ‘Vjedhje”.
Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarit mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tij.
Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim të dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale.
Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Suharekë , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.