Bie në pranga burri që dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas që erdhi nga SHBA, e gjuajti me televizor

Pak ditë më parë, Sinjali raportoi për një rast të dhunës në familje në Fushë Kosovë, ku viktimë ishte një grua shqiptare me nënshtetësi amerikane. 32-vjeçarja ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë psikike dhe fizike, por i njëjti nuk ishte arrestuar menjëherë, për shkak se ishte larguar në drejtim të panjohur.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas veprimeve hetimore është arritur që të lokalizohet vendndodhja e të dyshuarit.

I njëjti është arrestuar gjatë ditës së djeshme dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Vrasja në Skenderaj, shoku i të ndjerit: Më herët pronarët e lokalit kanë pasur konflikt me disa klientë