Bën ‘kërdi’ 64 vjeçari në Junik, vjedh shumë të madhe të pareve e stolive të arit
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Junik, pasi i njëjti dyshohet se në një shtëpi kishe vjedhur një shumë të madhe parash e stoli ari.
Bëhet e ditur se i dyshuari me inicialet N. V., i lindur më 1959, është intervistuar në prezencë të avokatit dhe i njëjti ka pranuar se ka kryer veprën penale.
Në komunikatë thuhet po ashtu se tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një shumë e parave si dhe ari i vjedhur. Po ashtu edhe mjeti me të cilën është kryer vepra penale e vjedhjes së rendë është gjetur dhe sekuestruar.
Pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48- orë.
Rasti ende vazhdon të hetohet.