Gjakovë: 15-vjeçarja shtatzënë dërgohet në spital për trajtim, që rreth 1 vit bashkëjetonte me një burrë
Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës njoftohet nga QKUK-ja apo spitalet rajonale për të miturat që dërgohen në këto institucione shëndetësor për të marrë tretman mjekësor apo për të lindur.
Një rast i tillë ka ndodbur edhe sot, pasi një e mitur shtatzënë ishte dërguar në Gjinekologjinë e Spitalit Rajonal të Gjakovës.
Sinjali mëson se e mitura, e moshës 15-vjeçare është pranuar në spital sot në mesditë, me ç’rast është njoftuar menjëherë Policia.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë marrë dëshminë e një familjareje, e cila ka deklaruar se me pëlqimin e dy familjeve, e mitura ka filluar bashkëjetesën me 19-vjeçarin e dyshuar.
Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe inicimin e rastit si ‘Bashkëjetesë me personin nën moshën 16-vjeç’.