“Do ta bëjë për spital”, mërgimtari kërcënon Valon Sylën

Një mërgimtar nga Ferizaj ka kërcënuar publikisht gazetarin Valon Syla.

Agim Hetemi, me vendbanim në Gjermani, tha se ka hatërmbetje me Sylën, për shkak të komenteve të tij ndaj mërgimtarëve.

E, i njëjti eskaloi përmes kamerës, duke kërcënuar se po e takoi Sylën, “do ta bëjë për spital”.

“Valon Sylën ishalla nuk e zateti, se me bo me zatetë, drejt e në spital ka me shku. Se na ka ofendu shumë”, dëgjohet duke thënë mërgimtari gjatë një interviste publike.

Ai u krenua se sa herë që vjen në Kosovë, investon rreth 40 mijë euro në vit.

“40 mijë euro në vit i jap në Kosovë e me na thanë ‘gërrnaqa’ nuk është në rregull”, u shpreh Hetemi

Lexo edhe:  Vetura del jashtë rruge në autostradën Veternik – Fushë Kosovë, nuk dihet për të lënduar