Rrezikuan mbytjen në det, shpëtohen 12 persona në Durrës dhe Velipojë

Policia Kufitare dhe ajo Detare iu shkojnë në ndihmë 12 shtetasve, që rrezikuan të mbyteshin në det ndërkohë që lundronin me 2 mjete lundruese skafe.

Njëri nga mjetet lundruese (me 8 pasagjerë, 3 prej tyre të mitur) pësoi defekt në mes të detit, në Vilun të Velipojë.

Ndërsa mjeti tjetër me 4 pasagjerë u përplas me gurët dhe rrezikoi të fundosej në vendin e quajtur “Bishti i Pallës” në Durrës.

 

Lexo edhe:  Minatori i Trepçës pas 12 vite punë merr rrugën e mërgimit: Shkova për një jetë më të mirë, nuk do i harrojë shokët e punës “luanat e nëntokës”