Mozzik tregon se e ka lënë drogën

Mozzik ka arsye të ndihet sot më krenar se kurrë për veten.

Kjo periudhë personifikon një datë tejet të rëndësishme personale.

Këtë periudhë, gjashtë vite më parë, reperi i njohur vendosi t’i japë një tjetër kahje jetës së tij.

Ai e mbylli kapitullin e abuzimit me droga dhe që nga ajo ditë, mbetet ‘clean’.

Mbi këtë zhvillim, ai ka ndarë emocionet e tij përmes një postimi në Instagram.

“Kam qenë larg drogave për afër gjashtë vite tash, në mos gaboj! Është gjëja më e bukur që kam bërë dhe ndihem shumë krenar me veten. Sigurisht, ishte rrugë e zorshme për mua. Isha shumë i ri. Ambienti, profesioni dhe gjithçka e ndërlidhur. Por ia dola. Ia dola. Falemnderit Zotit”, është shprehur ai.

Reperi edhe më herët si rrallë artistë, është treguar i hapur për të ndarë sfidat e tij në abuzimin me drogat apo problemet me ankthin.

Lexo edhe:  "Tu çel goja, ruaje se të vyen...", vazhdohnë ofendimet në Big Brother