Kjo është perandoria e Naser Imerit të “Ariani Company”: 500 punëtorë, e 6500 banesa të ndërtuara

Naser Imeri dhe “Ariani Company” janë emra tashmë të njohur.
Por, pakkush e di si nisi gjithçka në një biznes që u bë nga më të suksesshmit, shkruan “Jepi zë”.
Drejtori i kompanisë që ka mbi 500 punëtorë, ka rrëfyer se në fillim kishin nisur me një autolarje e autoservis.
Madje, vetë Naseri kishte punuar si shofer autobusi.
Tani, “Ariani Company” ka ndërtuar rreth 6500 banesa dhe kanë disa fabrika, si ajo e betonit e dyerve dhe dritareve.
“Kena filluar me një autoservis dhe autolarje. Ne ishim katër vëllezër në Austri duke punuar kurse këtu ishin vëllezërit tjerë që filluan biznesin. Pas luftës menjëherë unë jam kthyer nga Austria dhe patë filluar punën me autobusë, një kohë të shkurt pata punuar si shofer autobusi. Në vitin 2000 kam filluar të merrem me ndërtime pasi fitova zanatin e mjeshtrit në Austri dhe kam punuar vet si mjeshtër i ndërtimit deri në vitin 2007.” – rrëfen Imeri për T7.
Kujtojmë që “Ariani Company” po vazhdon punët në Vushtrri, Mitrovicë e Prishtinë.
Më poshtë ndiqni rrëfimin e tij:

Lexo edhe:  Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen katër persona