Operacioni “Goditja”, kontrollohen lokalet e natës në Pejë, arrestohen 11 persona
Policia e Kosovës po vazhdon me realizimin e aksionit “Goditja”.
Gjatë tri ditëve në rajonin e Pejës, Policia ka realizuar disa kontrolla, ku nga këto kanë arrestuar 11 persona dhe kanë sekuestruar armë e municon.
“Kryesisht në ato zona ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, tё cilat frekuentohen mё shumё nga qytetarёt, me qëllim ruajtjen e rendit e qetësisë publike”, thuhet në njoftim.
P
ёr tre ditё janё realizuar:
• Janё realizuar 125 patrulla policore
• Janё realizuar 117 pika tё kontrollit tё automjeteve
• Janё kontrolluar 644 vetura
• Janё legjitimuar 480 persona
• Janё kontrolluar 10 lokale tё ndryshme
• Janё realizuar 44 pika kontrolli me radar dhe alkool test
• Janё arrestuar 11 persona
• Janё sekuestruar 47 copё municion
• Janё sekuestruar 5 armë.
Në kuadër të operacionit “Goditja”, Policia ka sekuestruar disa thika, substanca narkotike dhe armë në Prishtinë dhe Gjilan