3 vrasje për pak ditë në Kosovë, kërkohet orë policore

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Bekë Berisha ka propozuar që pas ngjarjeve që ndodhën javën e kaluar dhe këtë javë ku mbetën tre persona të vrarë në disa lokale, ka thënë se duhet të vendoset ora policore.

Sipas tij ngritja e nivelit të dhunës ditëve të fundit i ka shqetësuar të gjithë tej mase.

“Ngritja e nivelit të dhunës ditëve të fundit na ka shqetësuar të gjithëve tej mase. Para se të gjejmë fajtorin dhe të flasim për fenomenin apo për defektet të mos efikasitetit të sistemit të sigurisë, rendit dhe drejtësisë në vendin tonë. I bëj thirrje drejtorit të policisë të dal me plan konkret, duke ndermarrë veprimet e duhura, që kjo gjendje të stabilizohet. Orë policore;”, shkruan ai.

Ndryshe në më pak se një javë, kanë ndodhur tri vrasje tw rënda.

Të premten e 4 gushtit, në kafenenë ‘Bon Vivant’ në Prishtinë, ka mbetur i vrarë, Kastriot Ramadani, ndërsa janë plagosur dhe janë lënduar 20 persona tjerë.

Po ashtu të hënën në lokalin ‘Coyote Lounge Bar’ në Klinë, i dyshuari Tush Frroku, për motive ende të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të 47-vjeçarit, Anton Prela, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën.

E mbrëmë dy persona të maskuar hynë në një lokal në fshatin Runik të Skenderaj dhe qëlluan me armë në drejtim të disa personave, duke lënë kështu të vrarë në vend një 39-vjeçar, ndërsa plagosën tre persona tjerë

Lexo edhe:  Djali rrah brutalisht dhe kërcënon me vrasje nënën e tij në Gjilan