Nesër varroset viktima që u vra dje në Klinë
Një ngjarje e rëndë tronditi dje Klinën, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person humbi jetën.
Indeksonline raporton se viktima, Anton Prela, nuk iu mbijetoi plagëve të marra, teksa ndërroi jetë në Spitalin e Pejës.
Familjarët e Prelës kanë bërë edhe njoftimin zyrtar mbi varrimin e tij.
Prela do të varroset nesër në ora 14:00, në varrezat e fshatit Budisalc.
Familja ka njoftuar se do të hapë dyert për musafirë në shtëpinë e tyre në Stupë.