TV Klan tashmë ka publikuar disa pamje ku shihen punëtorët e pikës së karburantit, duke e goditur me shkopinj kosovarin.
Si pasojë e plagëve të marra, Migjen Mulaj përfundoi në spital, e më pas u arrestua bashkë me dy punëtorët e pompës.
Mulaj dyshohet për vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe shkatërrim prone.
Ndërsa Nikoll Sokoli dhe Kujtim Rusi akuzohen për plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim.
Zbardhet sherri në Lezhë, policia: 37-vjeçari nga Kosova tentoi të përplaste me makinë punonjësit e karburantit
Zbardhet sherri në Lezhë, policia: 37-vjeçari nga Kosova tentoi të përplaste me makinë punonjësit e karburantitGazetari Eris Nikolli sjell edhe pamjet nga ky moment. Në video, dy punonjësit e karburantit shihen teksa e godasin 37-vjeçarin me shkopinj. I gjakosur ai tenton të kundërpërgjigjet, ndërsa pranë ndodhet edhe një grua, që përpiqet pa sukses, për t’i ndarë.Si pasojë e plagëve të marra, Mulaj përfundoi në spital. E pasi të jetë rikuperuar, së bashku me të dy punonjësit e karburantit do të duhet të përballet me drejtësinë, pasi policia i vuri të tre në pranga.Migjen Mulaj akuzohet për vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe shkatërrim prone. Ndërsa Nikoll Sokoli dhe Kujtim Rusi akuzohen për plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim.