Prishtinasi nuk i bindet policit, madje e godet me veturë dhe e lëndon
Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar është raportuar të ketë ndodhur dje në rrugën “Rasim Kiçina” në Prishtinë.
Policia bën me dije se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti deri sa kishte qenë duke drejtuar automjetin nuk i kishte zbatuar urdhrat e zyrtarit policor për ndalim dhe e kishte goditur zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime.
I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe kishte braktisur automjetin e tij.
Automjeti i braktisur është sekuestruar, ndërsa më vonë, i dyshuar i lartcekur është paraqitur në polici dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.