Policia e Kosovës arreston pjesëtarin e grupit kriminal të kërkuar nga Shqipëria

Jo rrallëherë, Kosova është shfrytëzuar si vend për t’u strehuar nga personat me të kaluar kriminale në Shqipëri. Ka pasur plot raste kur Policia e Kosovës ka rënë në gjurmët e tyre dhe të njëjtit janë arrestar.

Kështu ka ndodhdur edhe së fundmi në Mitrovicë, ku një 29-vjeçar i kërkuar nga autoritetet shqiptare, ka rënë në prangat e Policisë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Aldo Majnishtën, ndaj të cilët Gjykata e Tiranës ka caktuar masë sigurie, për vepra të rënda penale, por i njëjti ka arritur ta shijojë lirinë.

Majnishta është kapur nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti ishte prezantuar me dy idenntitete dhe për pasojë u fut në telashe, me ç’rast u zbulua dhe u verifikua në bashkëpunim me autoritetet atje.

Pas arrestimit, i njëjti ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake, ku është marrë vendimi për caktimin e masës së paraburgimit, prej njjë muaji dhe më pas është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Ai akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, më 17 janar 2020, në Kamëz. Nga hetimet ka rezultuar se është njëri nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së Prengës.

Lexo edhe:  Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarës për vrasjen e kunatës në Dragash