Gjendja e të plagosurve mbrëmë në “Bon Vivant”, flasin nga QKUK

17 persona pësuan lëndime trupore mbrëmë si pasojë e një përleshjeje në lokalin “Bon Vivant”.

Indeksonline raporton se në mesin e viktimave kishte të tillë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri dhe të tjerë nga mjete të mprehta.

Një pnga të përfshirët në rast ka ndërruar jetë, teksa QKUK mbrëmë ka trajtuar 17 të lënduar.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, tha për Indeksonline se katër persona janë pranuar në ortopedi, një në kirurgji vaskulare dhe se të njëjtit janë në gjendje stabile shëndetësore.

“Mjekët e klinikave e dijnë më detajisht dhe më mirë gjendjen e tyre, por mund të konfirmoj se ata janë në gjendje stabile. Tashmë e dini se një nga viktimat e mbrëmshme ka vdekur. Ai kishte marrë disa plagë të rënda trupore, në disa pjesë të trupit.

Ndërkaq, ata që kanë marrë lëndime më të lehta trupore, pasi e kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, janë liruar” deklaroi Syla.

Lexo edhe:  Dalin matjet përfundimtare – Sasia e drogës që u gjet dje në Pejë kalon mbi 1 ton