“Kijamet” në Gjermani, ra aq shumë breshër sa po largohet me bagera e lopata

Një stuhi e fortë ka goditur qytetin gjerman Reutlingen në provincën e Baden-Wurttemberg, ku në një periudhë të shkurtër kohore kanë rënë mbi 30 centimetra breshër, për këtë arsye u angazhuan edhe automjetet e pastrimit të borës.

Në kombinim me gjethet dhe mbeturinat, ato copa akulli bllokuan tubat e kullimit, të cilat përmbytën garazhet, bodrumet dhe ndërtesat e banimit, raportojnë mediat lokale.

Niveli i lumit në këtë qytet shpejt u rrit me 1.50 metra, por fatmirësisht nuk ka dalë nga shtrati.

Shërbimet teknike dhe zjarrfikësit kishin shumë angazhime dhe për këtë në rrugë dolën edhe pastruesit e borës.

Pamjet nga qyteti i prekur tregojnë rrugë të mbushura me akull dhe banorë të hutuar që qëndrojnë në portat e dyerve duke parë përreth me mosbesim.

Edhe punonjësit e shërbimeve teknike pastrojnë rrugët me mëngë të shkurtra. Reutligen ndodhet jo shumë larg Stuttgartit në jugperëndim të Gjermanisë.

Lexo edhe:  Valon Syla tregon momentin se si u mundua të ikte nga personat që u sulmuan