Lajmi i fundit: Vdes njëri nga të plagosurit në “Bon Vivant”

Një person i cili kishte marrë plagë në të shënat  e mbrëmbshme në një kafiteri të Prishtinës, “Bon Vivant”, ka ndërruar jetë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

“Nga informacionet qe kam nga ekipa kujdestare e Mjekimit Intensiv, 1 pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjell për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekumin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arritur të iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme tē mëngjesit”, ka deklaruar Shaqiri.

Dukagjini ka provuar të kontaktojë edhe me Drejtorin e Klinikës Emergjente, Naser Syla.

I njëjti nuk ka dhënë përgjigje ndonëse mbrëmë pas mesnate, kishte deklaruar për të tjera media se shtatëmbëdhjetë persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë.

“Krejt i kemi 17 të lënduar. 7 janë me armë zjarri kurse 10 janë me lëndime të tjera, me xhama ose mjete të tupitura. Të gjithë janë në gjendje stabile, ndërsa njëri është në sallë të operacioni dhe është në rrezik për jetë. Ndërsa, prej këtyre gjashtë të tjerëve, një nga ta pret që të hyjë në sallën e operimit, por gjendja e tyre është stabile. Mosha e pacientëve sillet prej vitit 1984 deri në 2003”, ka deklaruar pas mesnatës Syla, raporton Express

Lexo edhe:  Hajnat shpërthejnë bankomatin, mbushen me para rrugët e këtij qyteti në Gjermani