Berisha për Dejona Mihalin e VV’së: Është greke, babën e ka grek

Opinionistja Kimete Berisha ja ka kushtuar një status të gjatë gruas më të fuqishme në Lëvizjen Vetëvendosje e ndoshta edhe në Kosovë, Dejona Mihalit.
Ajo e ka ndërlidhur metaforikisht atë me greke, shkruan lajmi.net.

Berisha tha se ajo është krijuar si “profil” nga mediat.

Më tutje ajo ka vërejtur diçka interesant te Mihali, sipas Berishës ajo vesh xhemper edhe verës, edhe kur kemi temperatura të larta.

Po ashtu ajo ka thënë se Mihali ia tregon sekretet turisitike të Greqisë Albin Kurtit.

Postimi i plotë:

Grekja e shthurur në qejfe dhe një shoqëri spiune!

Që Dejona Mihali është greke s’ka dert, mund të jetë greke sikush.
Unë e njihja një greke (Maria Callas), e cila, e lodhur nga ankesat e vazhdueshme të nanës së saj, kur ajo iu ankua për herë të fundit: Bijë, nuk kam pare për ta poaguar qiranë, Maria e këshilloi: hidhu nga ballkoni, mbyte veten…

Pra, njeriu është i keq vetvetiu, pa pasur nevojë për asnjë arsye kombëtare.

Dejona Mihali është krijuar nga gazetat si një besheret që e mbron haçen e Albinit.

Ama, më enigmatike sesa veprimtaria politike e Dejona Mihalit, është fakti se ajo vishet me xhemper edhe verës.

Çfarë sekreti fsheh ajo nën xhemper dhe pse nuk i vjen zheg!

AKI do të duhej t’ia konfiskonte xhemperin!

Objekt i hetimeve ndaj grekes duhet të jetë edhe kapuçi i saj, viktor-beretë bohemiane, me atë bishtin e vogël në krye të kresë, që mund të jetë antenë spiunazhi.

Por Dejona nuk e dorëzon xhemperin e dyshimtë.

Është e bija e grekut Aleksandër, është ajo që ia tregon Albinit sekretet e Greqisë dhe e ka mahnitur aa shumë Albinin sa që kur shkon për të pushuar në Greqi shkrihet, e humb mendjen, magjepset, nuk do të kthehet në Kosobë, derisa e bindin se duhet të kthehet, se edhe Zeusi i ka përfunduar pushimet.

Lexo edhe:  Rikthimi në muzikë, Luizi zbulon emrat e artistëve që po punon për bashkëpunime

Dejona është ajo që babën e ka grek grek e veten e quan shqiptare!

Por nuk është shtrigë. Se shtrigë bjonde nuk ka. Ajo është greke, mjafton.

Ganimetja ka rrezikuar shumë duke marrë guxim t’i afrohet ‘mbretërisë’ së Dejonës.

Ka kërkuar nga AKI që ta zbulojë se a është Dejona Mihali – veç greke apo është edhe antishqiptare!

Se s’mund të jesh greke pa qenë antishqiptare.

Grekët na i kanë vjedhur mitet, legjendat dhe përrallat, dhe përralla e fundit që po na e vjedhin është Albin Kurti.

Shefi i AKI-së nuk guxon ta pyes greken, oj ti Dejona po thotë Ganimetja që ti je greke e poshtër….

Allahile, në Zot po ta qes, trego çka e ke Vasiliken dhe a punon burri i saj në shërbimin sekret grek!

Dejona është e rrezikshme sepse e ka privatizuar AKI-në, por pasi që të gjithë e kanë kuptuar se Dejona është e rrezikshme, ajo u bë qesharake.

Çfarë AKI-je është ‘ajo’ që e udhëheq një beter.

Spiunazhi,, tradhtia, agjentura duhen të duken dhe të vishen bukur, si te 007, e kjo grekja kur shkon të takohet me Albinin (me xhemper dhe fustan me gjethe, pa lule), duket sikur ka shkuar m’i shoqëru lopët në kullotë.

Albin Kurti po bën tregti me sekrete individuale. Po i spiunon shqiptarët.
Spiunazhin e ka bërë armë kryesore kundër kundërshtarëve.

Veç në fëmijëri e mbaj mend atë atmosferën e spiunazhit: kujdes oj çikë, kujdes udba, spiuni, o Zot kush pëshpëriti pas derës, diçka po lëviz nën kauç, mos gabo me fol, mos e ait kryet në dritare, mos e lëviz perden me na marr’ n’qafë, mos i beso askujt….

Sot Albin Kurti e ka bërë popullin spiun, të pabesë e paranojak, secili e spiunon tjetrin, në kërkim të një sekreti për armikun.

Lexo edhe:  Serbia po i trajnon ushtarët për përdorimin e artilerisë së rëndë afër kufirit me Kosovën

Autorja ka intuitë të thellë.
Mbrëmë e publikoi foton para Katedrales me kryq, sot në mëngjes Papa Francesku e paralajmëroi vizitën e tij në Kosovë…

Derisa Albini merret me probleme hyjnore, ministresha Haydari e shfrytëzoi rastin…derisa Albini ndodhej në ‘qiell’, në emrin e tij vjedhi grurë.
Haydari, një grykëse që nuk pushon së përtypuri, e ka paditur sot një gazetë për shpifje, në ymyd të sekretit shtetëror, që ia lejon asaj të vjedh në mënyre sekrete.

Pres që Albin Kurti ta shkarkojë Haydaren, përndryshe një hoxhë më tha se do ta vras buka Albinin nëse e bën kabull vjedhjen e grurit të fukarenjëve.

Për zeytin nuk e vret Zoti – tha hoxha, i cili kërkoi të mbetet anonim.

Në kuadër të ‘tregtisë me sekrete individuale’ Albin Kurti e ka zbuluar edhe ‘sekretin publik’ të Klan Kosovës, e regjistruar si biznes i Serbisë.
Albin Kurti e di se nuk mund ta mbyll një TV, dhe as që do ta mbyll, atij i mjafton ta shpall të pamoralshëm, të pandershëm, t’ia humb kredibilitetin.

Albin Kurti e di se në kohën tonë nuk është problem zbulimi i sekreteve por ruajtja e sekreteve, asgjë nuk mund ta mbash fshehtë, nuk mund ta përvetësosh të vërtetën…

por atij i mjafton që e ka zbuluar se ka biznese që e shesin shtetësinë për pare.

Është njësoj sikur ta gjejmë një imam të pamoralshëm për t’i sulmuar krejt besimtarët e asaj xhamie.

Pasi që Klan Kosova i ka përmirësuar dokumentet, do të thotë, Urime, pronari i Kkanit e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, ama gazetarët e Klanit nuk kanë bërë asnjë dëm. Përkundrazi, e nisën punën me idenë e bashkimit kombëtar…Jemi Një….
Tash lëre që s’jemi Një, por dy gurë bashkë nuk ka kush që i bën,

Lexo edhe:  Ky është 17 vjeçari kosovar që vdiq dje në aksident me motoçikletë

Nuk varet nga gazetarët se si e regjistron probari biznesin e tij…ashtu siç nuk varet nga Dejona që babai i saj shkruhet Grek.

Pse Dejona ka të drejtë të jetë greke e pronari i Klanit (që ka lindur para pavarësisë së Kosovës) s’ka të drejtë ta ketë letërnjoftimin e vjetër!

Padia e Haydarit as nuk do të duhej të pranohej nga gjykata, ndërsa gëzimi për shtyrjen e vendimit për Klan Kosovën tregon mjerimin: se kur s’ka drejtësi shqiptarët kënaqen edhe me shtyrjen e afatit për drejtësi.
P.S. Autorja shkruan falas dhe është gazetarja më e varfër, shkaku se gjithmonë i ka pasur dy rrugë që të pasurohet me punën e saj: ose ta ‘shes’ dashurinë, ose t’i shes bindjet e saj politike, ose -ose gjysmën e rrogës ta marrë të deklaruar e gjysmën në dorë.

– Por, ‘do t’ia gjej fundin kësaj bote megjithëse jam ‘fukara”!.