“Audio inçizimet”: Mimoza Kusari padit Sllavko Simiqin

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Ksuari Lila, ka njoftuar se ka ngre padi ndaj ish deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiq për incizimin dhe publikimin e bisedave mes saj dhe këtij të fundit.

“Dorëzova Kallzim penal ndaj ish Nënkryetarit të Kuvendit, ish deputetit dhe zyrtarit të Listës Serbe, Slavko SimiqInçizimi dhe publikimi i inçizimit të jashtëligjshëm nga ish Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq, shpërndarja e tyre me interpretime dhe ndërhyrje, nuk e kanë qëllimin as informimin e drejtë, as ndonjë parim tjetër. Ato janë akte penale në njërën anë, dhe aktivitete dizinfomuese nga ana tjetër”, ka thënë Kusari ndër të tjera.

Lexo edhe:  Dëgjohen të shtëna me armë, banorët e fshatit Dumnicë të Podujevës njoftojnë Policinë