“Selam boni Agronit se kom me ia q* gruan edhe nanën, kom me iu kallë krejtve”/ 53-vjeçari kërcënon pronarin dhe stafin e marketit QTA në Mitrovicë
Pronari i marketit QTA në Mitrovicë, Agron Durmishi, bashkë me punëtorët e tij, mbrëmë janë përballur me kërcënime serioze nga një qytetar.
Sinjali mëson se në orët e vona të mbrëmjes, atëherë kur punëtorët përfunduan turnin e pasdites, recepsioni i marketit pranoi një telefonatë nga një person i cili i kërcënoi.
I dyshuari F.M., 53-vjeçar, ka biseduar përmes telefonit me sigurimin e marketit, të cilin i ka thënë t’i bëj të fala Agronit duke e ofenduar me fjalë banale se do t’ia q* gruan dhe nënën e ma pas e ka ‘paralajmëruar’ se në ora 00:00 do t’i kallë komplet stafin.
Kjo ka ngjallur frikë dhe shqetësim te punëtori i marketit, i cili ka njoftuar Policinë për atë që ka ndodhur.
Njësitet policore kanë kërkuar të dyshuarin në vendbanimin e tij, por ai më pas është paraqitur vetë ne stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Kanosje’.
/GazetaSinjali/