Identifikohet personi që gjuajti me kallash në një aheng në Pejë
Gjatë ditës së djeshme u raportua lidhur me një rast ku një person dyshohet se ka shtënë disa herë me kallashnikov gjatë një ahengu familjar në fshatin Ozdrim të Pejës.
Pas pamjeve të publikuara i dyshuari tashmë është identifikuar.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Leotrim Elshani, 34-vjeçar.
Të njëjtat burime njoftojnë se Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje në shtëpinë e Elshanit, por ai nuk është gjetur aty pasi që ndodhet jashtë vendit.
I dyshuari është kontaktuar dhe i njëjti ka pohuar se do të dorëzojë armën vullnetarisht.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.