Ky është kosovari që dyshohet se u plagos në Shëngjin, dalin pamjet

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kune të Shëngjinit, ku janë përfshirë dy kosovarë, njëri prej të cilëve ka mbetur i plagosur.

Siç raporton Top Channel, viktima është Selim Bllaca nga Kosova, i cili ka mbetur i plagosur nga një person tjetër H. B., po ashtu nga Kosova, i cili tashmë është arrestuar.

I plagosuri ka marrë plagë në zemër dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lezhës, ndërsa mësohet se gjendja e tij është rënduar.

Thika është sekuestruar, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe:  Prokuroria: Akil Gjakova është recidivist, ka gënjyer Policinë, mund të arratiset