Shpallen fajtorë dhe dëbohen nga Kosova dy serbët që u arrestuan për trazirat në veri

Sinisha Jevtiq dhe Ivan Sekuliq u dënuan me nga gjashtë muaj burg i cila u është zëvendësuar me dënim me gjobë prej 7 mijë eurove, për sulmin ndaj 30 pjesëtarëve të KFOR-it, policisë e mediave.

Atyre po ashtu ju shqiptuan dënime plotësuese, “dëbimi tyre nga territori i Kosovës dhe ndalim për tre vjet për të hyrë në Republikën e Kosovës.”

Pala mbrojtëse deklaroi se nuk do të paraqesin ankesë, dhe pranuan qysh sot t’i paguajnë dënimet e parapara me aktgjykimin e shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Latifi, raporton RTK.

Po ashtu, Ivan Sekuliq për veprën penale “armëmbajtje pa leje” gjykata i shqiptoi gjobë në shumë prej 2,000 eurosh, me një dënim unik prej 9 mijë eurove. Ata dje kanë pranuar fajësinë në gjykatë!

Lexo edhe:  Ushataraku nga Vushtrria lë FSK-në, ankohet për padrejtësi