Theret me thikë një person në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari
Për shkak të mosmarrëveshjeve e konflikteve verbale, qytetarët shpesh herë përfshihen edhe në përleshje fizike. E gjatë përleshjeve, pos grushteve përdoren edhe mjete të forta e të mprehta, ku si pasojë shumë raste kanë përfunduar edhe me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë, ku si pasojë e një konflikti, një person ka mbetur i therur me thikë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët bëjnë me dije se viktima është në spital, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshje dyshohet se e kishte godit me thikë viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e goditjes me thikë viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar thikën e cila dyshohet se ishte përdor në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.