Zbulohet fajtori i aksidentit të tmerrshëm ku vdiq 1 person dhe u lënduan 9 të tjerë

Një person ka vdekur pas një aksidenti që ndodhi mbrëmë në Dobrushë të Istogut.

Kjo pasi u përfshi në një përplasje me një makinë tjetër e një traktor. Banorët e zonës, qenë të parët që i intervenuan. Pamjet ishin të trishta për ta.

Nga ky aksident i rëndë veç viktimës mbetën të lënduar 9 vetë, 3 nga të cilët po marrin tretman në Spitalin e Pejës e 6 u liruan për në shtëpi pasi morën ndihmën e parë.

Pas matjeve në vendngjarje policia nxori edhe fajtorin fillestar. Kësisoj u arrestuan dy persona. Trupi i viktimës u dërgua për obduksion e forcat e rendit apelojnë për kujdes në vozitje tash kur rrugët janë goxha të ngarkuara.

Lexo edhe:  Policia kap tjetër arsenal armësh në Zveçan