Edhe të miturit të varur nga droga, Policia e kap në flagrancë një 17-vjeçar në Vushtrri

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Një rast i tillë është zbuluar edhe gjatë ditës së djeshme në rrugën ‘Pandeli Sotiri’ në Vushtrri.

Sinjali mëson se gjatë patrullimit të Policisë në atë pjesë, është një person, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Me rastin e kontrollit policor, te i dyshuari 17-vjeçar, zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë.

Për shkak të posedimit drogës, i mituri është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar për veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Lexo edhe:  Përleshje mes tre të rinjve në Prishtinë, 19-vjeçari dërgohet në gjendje të rëndë në spital