Aksident i rëndë në Istog, ka shumë të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:40 në fshatin Dobrushë të Istogut.

Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Në aksident janë të përfshira dy automjete dhe një traktor bujqësor. Ka shumë të lënduar, për momentin nuk mund ta them numrin e saktë”, tha Gashi.

 

Lexo edhe:  KFOR: Serbia duhet të na njoftojë nëse i afrohet Kosovës më pak se 1 km, FSK në veri vetëm me lejen tonë