Selena Gomez ekspozon gjoksin në bikini rozë teksa shijon pushimet në jahtin luksoz
Selena Gomez dukej e mahnitshme e veshur me një palë bikini të vogël rozë, e cila tregonte dekoltenë e saj të bollshme dhe linjat e trupit, teksa relaksohej në jaht me miqtë gjatë fundjavës.
Në një seri postimesh në mediat sociale, ylli 31 vjeç, mund të shihej duke pozuar në kamerë.
Teksa shoqet e saj pozuan për një ‘selfie’, themeluesja e “Rare Beauty” shfaqi bukurinë e saj natyrale me grim minimal.
Në sfondin e videos, dëgjohej kënga e saj me Rema që u bë hit global “Calm Down”.
E nominuara për “Grammy” vazhdoi të ndante një foto të ëmbël me dy shoqe femra, në të cilat ajo veshi një kostum xhinse njëpjesësh.
Gomez vazhdoi të ndante dy imazhe të tjera, pasi kishte zbërthyer pjesën e sipërme të kostumit gjë që tregonte më shumë figurën e saj të bujshme.
Fundjavën e kaluar, Gomez u dha 426 milionë fansave dhe ndjekësve të saj një vështrim të brendshëm të festimit të 31-vjetorit të saj të mbushur me yje.
Ylli iu bashkuan miqtë e saj të ngushtë, duke përfshirë Paris Hilton, Christina Aguilera dhe gjithashtu Karol G.
Për festën, Gomez la përshtypje me një minifustan të kuq “Bottega Veneta”, pa rripa, nga koleksioni i markës luksoze ‘Pranverë 2023’.