E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq tragjikisht pasi ra me veturë në lumin Drini i Bardhë në Pejë

Sot u raportua për një aksident me fatalitet që ndodhi në mëngjes në fshatin Radac-Pejё, ku një veturë ra në lumin Drini i Bardhë dhe për pasojë një person ka humbur jetën. Në veturë ndodhej edhe një person, i cili ka pësuar lëndime të rënda dhe tashmë është dërguar për trajtim mjekësor.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjenca bëjnë të ditur se viktima është Endrit Elezaj, 20-vjeçar.

Policia kishte deklaruar se vetura ishte me targa vendore dhe dy personat që ndodheshin në të u nxorën nga disa qytetarë, por fatkeqësisht njëri nuk arriti të mbijetojë.

Sipas njoftimit, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Konumikacionit Rrugor (NJRKRR).

Lexo edhe:  KEDS ka hapur 38 vende të lira të punës