Vjehrri e dhunon seksualisht nusën e djalit në Gjakovë, e shfrytëzoi momentin kur nuk ishte askush në shtëpi!
Një rast i rëndë ka ndodhur ditë më parë në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka dhunuar seksualisht nusen e djalit të tij.
Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar në Polici e mitura e shoqëruar nga nëna e saj, e cila është e martuar që një vit dhe e njëjta ka deklaruar se tash e një kohë ngacmohet seksualisht nga vjehrri i saj. Por ngacmimet u shndërruan në vepra, pasi që sipas saj, derisa nuk ndodhej askush në shtëpi, babai i burrit e ka dhunuar seksualisht.
Njësitet policore me të marrë informatën janë vënë në lëvizje për ta arrestuar personin e dyshuar, mirëpo ai nuk është gjetur ende.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunim’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.
/GazetaSinjali/