Këto qytete nesër do të “befasohen” nga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se javën e ardhshme temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 36 gradë celsius. Sipas IHMK-së, korriku po mbyllet si muaji më i nxehtë i viteve të tjera, prej kur kanë nisur matjet profesionale meteorologjike në botë (1854).

Instituti bëri të ditur se e hëna do të nis me diell e me vranësira që do të përcillen me reshje të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 24-28 gradë.

Të martë do të mbajë mot me diell, e temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë.

Edhe e mërkura sipas IHMK-së do të jetë me diell e me vranësira të pakta, që do të sillen kryesisht në relievin malor. Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 32 gradë.

“E enjte-Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius Të premten – Mot kryesisht me diell. Vranësira të shpërndara parashihen kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1 deri 7 m/s”, thuhet në komunikatën e Institutit.

Instituti ka theksuar se korriku i 2023-s u përfshi nga temperatura ekstreme që prekën Evropën, por edhe Amerikën e Veriut e Azinë.

“Temperatura mesatare në nivel global ishte 16.63 në vitin 2019, derisa ajo tani ka arritur në 17.08 gradë Celsius, që konsiderohet rritje rekorde”, thuhet tutje.

Lexo edhe:  14-vjeçari dërgohet me lëndime të rënda në Spitalin e Prizrenit, askush s’e di çfarë i ka ndodhur