E rëndë: 12-vjeçari në Prizren bie nga motoçikleta, është në rrezik për jetën

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.

Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje pasdite në rrugën ‘Hysni Morina’ në Prizren, ku është përfshirë një motoçikletë në të cilën ndodheshin dy fëmijë të moshës 12-vjeçare.

Sinjali mëson se fëmija i cili ndodhej i ulur prapa ngasësit, në momentin e nisjes është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda.

Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal në Prizren, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së bëjnë me dije se lëndimet e të miturit janë serioze dhe ai ndodhet në rrezik për jetën.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Lexo edhe:  Syla: Kurtit i ka mbetur edhe një rrenë e madhe për ta shkelur, ajo është Zajednica