Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
Sot pritet të kemi mot stabil, kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale.
Temperaturat shënojnë rritje të lehta dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 29 gradë Celsius. Pasdite rrallë në ndonjë rajon malore mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira krejtësisht të pakta lokale. Temperaturat shënojnë rritje të lehta.
Mot stabil dhe me diell na pret edhe të shtunën dhe të dielën. Temperaturat shënojnë rritje të mëtutjeshme, por pa vapë të fortë verore. Ato maksimalet pak mbi 30 gradë Celsius e në Shqipëri deri në 35 gradë Celsius. Pasditeve vetëm në disa vise malore mund të ketë ndonjë zhvillim me ndonjë rigë ose rrebesh krejtësisht të papërfillshëm.
Të hënën do ta kemi një front të dobët, të ftohtë ajror ku kemi gjasa për rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperaturat shënojnë ulje kryesisht të lehta./METEOBALLKAN