Vajzat nga Podujeva e raportojnë nënën e tyre në polici: U nda nga babai, po vazhdon të na shkruaj e bëj presion

Një rast pak i pazakontë i dhunës në familje është hapur në Policinë e Podujevës.

Policia ka bërë me dije se dy viktimat femra kosovare të mitura, kanë raportuar se nëna e tyre e dyshuara femër kosovare nga dita kur është ndarë nga babai i tyre është duke iu bërë presion të vazhdueshëm psikik dhe duke iu shënuar në rrjetet sociale.

Vajzat nga Podujeva e raportojnë nënën e tyre në polici: U nda nga babai, po vazhdon të na shkruaj
E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.

Detaje tjera rreth rastit nuk janë dhënë.

Njoftimi i policisë:

· Podujevë 25.07.2023 – 16:00. Dy viktimat femra kosovare të mitura, kanë raportuar se nëna e tyre e dyshuara femër kosovare nga dita kur është ndarë nga babai i tyre është duke iu bërë presion të vazhdueshëm psikik dhe duke iu shënuar në rrjetet sociale. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.

Lexo edhe:  Vetura e “llomitur”, pamje nga aksidenti i tmerrshëm ku vdiqën 2 të rinj