A e shton birra sasinë e qumështit te nënat që ushqejnë bebet?

Nëse keni problem me sasinë e qumështit, me siguri do të dëgjoni këshillën që duhet të pini birrë.

Dikur është konsideruar që birra mund të përmirësojë krijimin e qumështit. Mirëpo, sa është kjo e sigurt për beben?

Është fakt që ekzistojnë hulumtime të cilat tregojnë që konsumimi i birrës mund të shtojë nivelin e prolaktinës, hormon i cili prodhon qumështin, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, këto hulumtime janë bërë në njerëz të cilët nuk janë në laktacion dhe nuk prodhojnë qumësht. Veç kësaj, është zbuluar që pikërisht elbi në birrë shkakton rritjen e nivelit të prolaktinës, jo alkooli.

A është e sigurt që nëna që ushqen beben me gji të pijë alkool?

Është debatuar gjatë për sigurinë e konsumimit të alkoolit gjatë ushqimit të bebes me gji, ndërsa grupe të ndryshme kanë fakte të ndryshme dhe këshilla të ndryshme. Aktualisht nuk ka fakte që është e sigurt.

Ajo që dihet është që alkooli nga nëna kalon drejtpërdrejt te bebja nëpërmjet qumështit dhe që vërtet mund të ulë prodhimin e qumështit, sepse ndikon në hormonin oksitocinë. Përveç kësaj, disa foshnje mund të mos e pëlqejnë shijen e qumështit që përmban alkool, kështu që ata do të reduktojnë sasinë që pinë dhe gjinjtë do të reduktojnë prodhimin.

Mjekët rekomandojnë që të prisni dy orë pas pijes së fundit alkoolike dhe më pas të ushqeni fëmijën tuaj.

Gjithashtu, historitë për pompimin e qumështit tek nënat gjidhënëse që pinin alkool për ta eliminuar sa më shpejt nga qumështi, nuk janë të vërteta. Alkooli nuk mund të eliminohet më shpejt sesa e largon trupi natyrshëm.

Lexo edhe:  Ish-kandidati për kryetar komune: Allahile sot ni vit i pasna humbë zgjedhjet a?