SHBA i dorëzon Serbisë 66 automjete Humvee

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dorëzuar ushtrisë serbe 66 automjete të blinduara të lehta Humvee (HMMWV – High Mobility Multipurpose Wheeled Vehicle), të blera me kontratë të drejtpërdrejtë tregtare me kompaninë amerikane AM General.

Sipas portalit të Rrjetit të Sigurisë Ballkanike, ky është raundi i parë nga gjithsej 118 automjete të porositura.

Në kanalin Instagram të Ambasadës Amerikane në Serbi, shkruhet se automjetet ndodhen në kazermën në Pançevë dhe do të përdoren ndër të tjera edhe për qëllime të pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare.

”Këto nuk janë vetëm automjete amerikane, ky është një standard i NATO-s. Kur sheh se me kë është dislokuar ushtria serbe në misione paqeruajtëse, dhe partnerë në Liban janë Spanja dhe Italia, dhe në Sinai janë SHBA-të, ajo që kemi të përbashkët është standardi i NATO-s. Posedimi i automjeteve të tilla i mundëson Serbisë që të jetë pjesë e çdo misioni paqeruajtës nëpër botë, të reagojë shpejt, si dhe të dislokohet krah për krah me partnerët e saj”, thuhet nga Ambasada Amerikane.

Lexo edhe:  Demi: Veturat e politikanëve të VV-së rrinë ndezur që mos me e pas nxehtë kur të hypin