“Guxo ndalëm, s’ka me ta mbërri ymri me marrë rrogën e parë si pylltar”/ Mitrovicasi kërcënon rojën e pyllit që s’e la të priste dru

Prerja ilegale e pyjeve është një dukuri e shpeshtë në Kosovë. Persona të ndryshëm kapen në flagrancë nga zyrtarët e pylltarisë duke prerë dru në pyje. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Bajgorë të Mitrovicës.

Sinjali mëson se një rojë i pyllit dje është përballur me kërcënime serioze pasi ka hasur në një person i cili ishte nisur të presë drunj në pyll.

Mitrovicasi e ka paralajmëruar se do e marrë traktorin e do shkojë të prejë dru dhe nëse roja përpiqet ta ndalojë, do e pësojë keq duke i thënë se s’do arrijë ta shijojë pagën e parë si ‘pylltar’.

Viktima ka denoncuar rastin në Polici, me ç’rast njësitet policore janë vënë në lëvizje ku kanë arritur ta arrestojnë personin e dyshuar.

Ndaj 48-vjeçarit është iniciuar rasti ‘Kanosje’.

Lexo edhe:  Shefqet Riza: Enver Sekiraqa ka qenë frikacak, nuk ka pas guxim m’i dalë përballë Triumfit