Stoltenberg ia përmend Vuçiqit ushtarët e lënduar në veri: Kjo është e papranueshme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka pritur në takim presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në nisje të takimit, Stoltenberg ka treguar se ndër të tjera do të flasin edhe për situatën në veri të Kosovës, derisa ia ka përmendur ushtarët e lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit serb në muajin e kaluar.

“Në mas janë sulmuar 93 ushtarë tanë, ku tre prej tyre janë lënduar seriozisht. Kjo është e papranueshme”, është shprehur Stoltenberg, njofton KlanKosova.

“Tash është me rëndësi që tensionet janë ulur dhe ftojmë palët që të tërhiqen nga veprimet dhe retorika e eskalimit. Rruga e vetme është ajo e angazhimit në dialogun e lehtësuar nga BE të cilin NATO e përkrahë fort”.

Lexo edhe:  Punëtorët e ndërtimtarisë në Kosovë me paga mbi 1000 euro, ka punëtorë që paguhet deri në 2000 euro