3 të lënduar nga gjuajtja me armë në mes të Prishtinës, Policia e “lidh” një person

Tre persona kanë mbetur të lënduar pasi janë përfshirë në një përleshje fizike sonte rreth orës 20:00 në rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’ në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se një person është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, teksa në vendngjarje është sekuestruar edhe një armë zjarri.

“Sot rreth orës 20:00, policia ka marrë informatën për një përleshje fizike në rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se gjatë përleshjes, janë lënduar tre persona, njëri prej tyre është shoqëruar në stacion policor. Në vendin e ngjarjes policia ka gjet një armë zjarri dhe po kryen procedurat e sekuestrimit. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  Bie çmimi i naftës - Kaq kushton një litër në 24 orët e ardhshme