Kurti takon Lajçakun në Greqi: Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në një Simpozium në Greqi. Me këtë rast, Kurti ka njoftuar se është takuar me emisarin evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.
“Pata një bisedë të gjatë me emisarin Miroslav Lajçak në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, ka shkruar Kurti.
Paraprakisht, qeveria ka dërguar një komunikatë për media ku ka njoftuar për pjesëmarrjen e shefit të ekzekutivit në këtë simpozium.