Ish komandanti i UÇK-së nga Drenica e quan dronin lodër dhe “xhenaze”, shërben për luftëtarët e facebook-ut

Ish komandatit i UÇK-së në zonën e Drenicëa, Musa Dervishaj ka reaguar me prezentimin e dronëve nga kryeministei Kurti dhe gjenerali Bashkim Jashari.

Përmes një postimi, Dervishaj, e ka quajtu dronin lodër e xhenaze që shpejtë do të kelbet, shkruan Jepi zë.

Ai i është drejtuar edhe gjeneralit Jashari duke ia kujtuar se ai vetë ishte pjesë e luftës dhe se duhet ta dijë se ky dron nuk bën për luftë.

Postimi i plotë:

Dy milion euro për një DRON të vetëm, për një “lodër” që kurrë as edhe një shqipëtar i vetëm hajrin s’ka me ia pa!
Ah bre Bashkim, ti e ke provu luftën si asnjë tjetër ne këtë vend, ti e din mirë që ky dron është një “XHENAZE” që shpejt ka me u kelb, ndoshta më mirë që je aty, dy fallca një i vërtetë, kjo është formula e luftës.
DRONI është armë tipike për veteranët fallca për frikacakët e luftëtarët e Facebokut, ju nepër kafe e muhabete e DRONI ka me luftu për ju, mos harroni me e lanë aktive 3G se po habitet e ju rraset në Qeveri.

Lexo edhe:  Kosova e dëbon si spiune, rusja Aslamova publikon përjetimin në gazetë