Luana shfaqet flakë nga pushimet në Itali
Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca pas angazhimeve profesionale në këtë periudhë ka vendosur të shijojë pushimet.
Biondina joshëse ka zgjedhur si destinacion përrallorë të Positanos në Itali për t’u relaksuar.
Nga atje, prezantuesja dhe këngëtarja ka qëndruar pranë fansave të saj në rrjetet sociale duke sjellur foto dhe video të ndryshme nga atje.
Nuk kanë munguar as imazhet provokuese, në të cilat fokusi ishte te linjat e saj ‘bombastike’ të trupit.
Luana dukej e mrekullueshme me veshjen që e kompletoi edhe me makijazh të theksuar dhe flokët e gjata që i la të lira mbi supe.
“Çfarë mund të them”, ka shkruar në italisht 31-vjeçarja në mbishkrimin e postimit, ku nuk munguan komentet e shumta të fansave.