Aeroporti ka një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët që do të fluturojnë sot

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka dalë me një njoftim për të gjithë ata që udhëtojnë përmes këtij aeroporti.

Për shkak të “Kampionati i Çiklizmit të Kosovës 2023″, autostrada do të jetë e bllokuar përkohësisht, prandaj u është bërë thirrje udhëtarëve që të jenë me kohë në aeroport.

Njoftimi i plotë:

Të dashur udhëtarë,

Në bazë të njoftimit të lëshuar nga Policia e Kosovës, më datë 15 dhe 16 Korrik 2023, do të organizohet “Kampionati i Çiklizmit të Kosovës 2023”.

Më tej sipas këtij njoftimi, gjatë këtyre dy datave, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve, në autostradë.

Me datë 16 Korrik 2023 (E Dielë), kjo garë do të filloj në ora 10:30, nga Bibaj-Lipjan, për të vazhduar në Prishtinë dhe në Fushë Kosovë me lëvizje drejt Aeroportit,Komoran-Malishevë dhe anasjelltas.
Prandaj, duke pasur parasysh këtë garë, dhe lëvizjen me automjetet tuaja gjatë kësaj dite, në rrugët që dërgojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, ne mirësisht ju lusim që të keni parasysh se orari i fluturimeve nuk ndryshon dhe ju lusim që të paraqiteni me kohë për fluturimet tuaja, në mënyrë që të mos i humbisni ato. Duke ju dëshiruar fluturime të këndshme, ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj, ndërsa të gjithë garuesve dhe “Federatës së Çiklizmit të Kosovës” ju urojmë sukses!

Lexo edhe:  Pjesëtarët e KFOR-it kërcënohen me jetë – një i arrestuar