Asambleistit të VV në Vushtrri i pengojnë shitësit e rrugës, tallet me ta!
Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri Mehmet Selaci, me ironi ka reaguar ndaj shitësve ambulant në këtë komunë.
Selaci pohon se pamja e shitësve në rrugë i ngjasojnë me tregtarët e bregdetit, për çka akuzon pushtetin aktual se nuk i pengon të kryejn këtë veprimtari.
“Prej qe po qeverise PDK-ja jemi bo si te rrota e kuqe, sa shtalbi, sa asi me rroke boksin, sa loja, sa puhalla, e mos te flasim per pem e perime…”, ka thënë ai në një reagim në profilin e tij në Facebook.
Më poshtë reagimi i plotë pa ndërhyrje:
Fola me nje shok i cili ish ne plazhin e Jales:
Une: Qa bone, qysh po kalon?
Ai: Qe qitu ner qader, po i njeku hijet, se po tutna po m’djege dielli! Ti kah je, qa bone?
Une: Qe edhe une te qadrat, po rri qitu?
Ai: A prap je shku n’deti a?
Une: Po, te pllazha e madhe ne Vushtrri, perballe “Viva Fresh Store”!!
Ai: Mos bo hajgare…
Une: Po tybe, prej qe po qeverise PDK-ja jemi bo si te rrota e kuqe, sa shtalbi, sa asi me rroke boksin, sa loja, sa puhalla, e mos te flasim per pem e perime…
Edhe qadrat veç 300 lek.
Miresevini te tallava pushteti i Vushtrrise!