Rrahje masive në Banjë të Malishevës, arrestohen 10 persona

Dhjetë persona janë arrestuar pas një përleshje në Banjë të Malishevës.

Si pasojë disa praj tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Banjë, Malishevë, 14.07.2023-17:20. Janë arrestuar 10 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë disa praj tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim