Vdekja e gastronomit kosovar po hetohet nga Policia, u gjet i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij
Gazeta Sinjali ka raportuar mëngjesin e sotëm për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në familjen Zhubi nga Shtërpca, ku më i dashuri i tyre, Iliri është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku bëhet e ditur se vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, vdekja e tij është cilësuar si “Hetim i vdekjes”,
Nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, i kanë shprehur ngushëllime familjes Zhubi për humbjen e më të dashurit të tyre.