Këta janë dy vëllezërit që sulmuan një zyrtar policor në Prishtinë, ndalohen për 48 orë

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës.

Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku dy persona kanë sulmuar një zyrtar policor, në orët e pasdites, për motive akoma të panjohura.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Suad Alija dhe Murat Alija, vëllezër mes vete, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Siç mëson Sinjali, posa zyrtari policor viktimë e këtij rasti është prezantuar, dy vëllezërit e dyshuar kanë tentuar të ikin, por janë kapur sërish pasi një njësi policore ka patrulluar në atë pjesë.

Policia i ka vënë të dyshuarit nën kontroll, duke i arrestuar dhe dërguar në stacion policor, ku janë intervistuar dhe më pas ndaj tyre kanë nisur hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Dy vëllezërit e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Lexo edhe:  U gjet e vdekur në shiritin emergjent të autostradës, krejt çka dihet deri tash për vdekjen e 23 vjeçares