Krijoi lidhje dashurie dhe kreu marrëdhënie seksuale me 15-vjeçaren, ky është i arrestuari në Ferizaj

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një rast dhunimi që u zbulua të ketë ndodhur në një motel të Ferizajt, ku një vajzë e mitur dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një person të moshës madhore. Vajza nga Gjilani fillimisht ishte shpallur e zhdukur nga familja e saj dhe pasi u gjet, doli se personi me të cilin kishte qëndruar ishte i dashuri i saj.

Raste të tilla kur të rinjtë krijojnë lidhje dashurie me të miturat janë goxha të shpeshta dhe i fusin ata në sherr, siç ka ndodhur me rastin e fundit të 22-vjeçarit.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për të dyshuarin Edonis Murati., i cili është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale “Dhunimi”.

Cilat janë detajet e rastit?

Gjithçka u zbulua pasi viktima e rastit, 15-vjeçarja u raportua si e zhdukur dhe nuk dihej asgjë për fatin e saj. Kjo ka alarmuar familjen, të cilët menjëherë kanë denoncuar rastin dhe kanë filluar kërkimet për vajzën, derisa kanë rënë në gjurmët e saj.

Sinjali mëson se vajza kishte dalë nga shtëpia e një familjarit të saj dhe ishte takuar me të dyshuarin, me të cilin kishte nisur lidhje që disa muaj.

Nga aty, i dyshuari e kishte dërguar të miturën në një motel në Ferizaj, ku ajo dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të, derisa askush nuk kishte informacione për vendndodhjen e saj.

Posa vajza u bë e gjallë, babai i saj vendosi që ta njoftojë Policinë dhe bashkë me të bijën u nisën për në stacion policor, ku vajza tregoi gjithçka që kishte ndodhur mes saj dhe të dyshuarit 22-vjeçar.

Lexo edhe:  Shtohen patullimet e Policisë në disa rrugë të Prishtinës

Pas përfundimit të procedurave policore, lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe nisjen e hetimeve ndaj tij.