Dyshohet se grushtoi Arbenita Ismajlin, Gjykata merr vendim ndaj Feros

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke ia caktuar masën e paraburigmit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, reperit Feronit Shabani, i njohur për publikun si “Fero”.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Sabit Shkodra, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan.

Shkodra tha se masa e paraburgimit është caktuar nga gjykatësja e procedurës paraprake Mevlide Shabani.

Lexo edhe:  Biznesmeni mitrovicas, Agron Zeneli, siguron transportin falas për protestuesit në Hagë më 3 prill: " Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë"